Statistika befasuese të ndeshjes Kosovë – Islandë (Foto)

  • 25 March 2017 - 10:36
Statistika befasuese të ndeshjes Kosovë – Islandë (Foto)

Kosova ka pësuar humbjen e katërt me radhë në kualifikueset për botërorin “Rusia 2018”.

Djelmoshat e Albert Bunjakit pësuan humbje 2:1 nga Islanda në “Loro Boriçi”, por pavarësisht rezultatit, statistikat tregojnë të kundërtën – që Kosova ka merituar së paku një pikë.

Kosova kishte më shumë posedimin e topit teksa ka bërë numër të ngjashëm të goditjeve drejt portës, por mysafirët u treguan më të saktë pasi kishin më shumë goditje në portë.

(Kosova Sot)