Isco në Barcelonë? Spanjolli thyen heshtjen (Foto)

  • 25 March 2017 - 13:59
Isco në Barcelonë? Spanjolli thyen heshtjen (Foto)

Isco ka shuar zërat për një kalim të mundshëm në Barcelonë

Ka kohë që raportohet se mesfushori spanjoll, Isco, mund të largohet gjatë verës nga Real Madridi.

Mediat spanjolle shkojnë aq larg sa që raportojnë se Isco do të kalojë te rivali i përbetuar i Los Blancos, Barcelona.

Por, është vet mesfushori spanjoll që ka hedhur poshtë këto zëra, duke thënë se mediat duhet të shpikin diçka.

“Ne lojtarët jemi mësuar me këso gjëra, me thashetheme. Tani që ka më pak futboll për shkak të pauzës së kombëtareve, disa media duhet të shpikin ngjarje. Unë flas në fushë dhe tentoj të bëj më të mirën për ekipin”, tha Isco për thashethemet që e lidhin atë me Barcelonën.

(Kosova Sot)