“S’ka rëndësi Barcelona apo Bayerni”

  • 25 March 2017 - 14:18
“S’ka rëndësi Barcelona apo Bayerni”

roos nuk është aspak i shqetësuar për shortin e Ligës së Kampionëve që i ka vënë Los Blancos përball Bayernit

Mesfushori gjerman, Toni Kroos, nuk është aspak i shqetësuar që Real Madridi do të përballet me një ndër favoritët për Ligën e Kampionëve, Bayern Munichun.

Ai ka thënë se për të arritur deri te titulli, herët apo vënë duhet t’i mposhtësh më të mirët.

“Nuk jam i shqetësuar për faktin që do të përballemi me Bayernin. Nëse dëshiron të fitoni Championsin, herët apo vonë do të përballeni me Bayernin apo Barcelonën dhe do të duhet t’i mposhteni për të arritur te titulli”, tha Kroos.

“I kam shijuar gjithmonë sfidat që futbolli më ka shfaqur dhe është bukur të luash ndaj më të mirëve”, shtoi mesfushori i Los Blancos. 

(Kosova Sot)