Taulant Xhaka ia bën "diss" De Biasit, e përgënjeshtron atë (Foto)

  • 25 March 2017 - 16:05
Taulant Xhaka ia bën

Giani De Biasi para pak minutash ka mbajtur një konferencë në Durrës ku e ka përmendur edhe situatën e Taulant Xhakës. Trajneri italian e ka mohuar në konferencë se arsyeja e largimit të Xhakës nga grumbullimi ishte disiplinore. 

Por, nuk ka vonuar komenti i Xhakës që e nxjerrë në pah të kundërtën.

Në një fotografi të postuar në Facebook, Xhaka i është përgjigjur një komenti ku lë të kuptohet se ai është ndjekur nga grumbullimi.

"Taulant Xhaka, a është e vërtetë që ti e le Kombëtaren Shqiptare" ishte pyetja në adresë të tij e cila u pasua me një JO që konfirmon se ai ishte larguar "dhunshëm'.

(Kosova Sot)