Barcelona nis bisedimet me menaxherin e yllit brazilian (Foto)

  • 25 March 2017 - 17:00
Barcelona nis bisedimet me menaxherin e yllit brazilian (Foto)

Barcelona e ka marrë seriozisht transferimin e Philippe Coutinho

E përditshmja sportive katallane, Sport, ka zbuluar se Barcelona ka nisur bisedimet me menaxherin e yllit të Liverpolit, Philippe Coutinho

Kampioni i La Ligas ka shfaqur interesim për ish yllin e Interit tash e një kohë të gjatë.

Katalunasit besojnë se mund ta transferojnë reprezentuesin e Brazilit, edhe pse së fundi e ka zgjatur kontratën me Liverpoolin deri në vitin 2022. 

(Kosova Sot)