Zvicra mposht Letonin, marshon drejtë Rusisë (Video)

  • 25 March 2017 - 20:01
Zvicra mposht Letonin, marshon drejtë Rusisë (Video)

Zvicra ka shënuar fitore të madhe ndaj Letonisë, me rezultat 1:0, në kuadër të Grupit B të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2018’

Helvetikëve tri pikë ia ka siguruar sulmuesi boshnjak, Josip Drmic, i cilin e shënoi golin në minutën e 66-të, pas asistimit të mrekullishëm nga sulmuesi shqiptar, Admir Mhmedi.

Në këtë takim për Zvicrën nga minuta e parë kanë luajtur katër shqiptarë: Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemailin.

Pas kësaj fitore, Zvicra ka blinduar pozitën e parë në tabelë, në Grupin B, me 15 pikë të buruara, gjashtë më shumë sesa Portugalia, e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar. 

(Kosova Sot)