Më në fund reagon Messi, ja çfarë thotë pas dënimit të FIFA’s (Foto)

  • 29 March 2017 - 21:40
Më në fund reagon Messi, ja çfarë thotë pas dënimit të FIFA’s (Foto)

Leo Messi insiston se nuk e ka fyer gjyqtarin anësor, por fyerjet i ka bërë duke folur me vetën.

FIFA dje dënoi Leo Messin me katër ndeshje mos lojë për Argjentinën, për shkak të fyerjeve që kishte bërë në drejtimit të gjyqtarit anësorë në ndeshjen ndaj Kilit.

Por, argjentinasi insiston se asnjëherë nuk e ka fyer drejtpërdrejtë gjyqtarin.

“Fyerjet e mija asnjëherë nuk i ishin drejtuar asistentit të gjyqtarit, por i kam thënë me vetë”, ka thënë Messi për gazetën argjentinase, La Nacion. 

(Kosova Sot)