De Biasi tregon pse nuk e mori Rashicën në Euro 2016

  • 29 March 2017 - 22:57
De Biasi tregon pse nuk e mori Rashicën në Euro 2016

Gianni de Biasi e pranon se vendimi i Milot Rashicës për të luajtur për Kosovën ishte zgjedhja më e mirë.

Ai tha se Milot Rashica ka bërë zgjedhjen e zemrës, prandaj edhe nuk e kishte marrë në Euro 2016.

“Rashica nuk luajti asnjë ndeshje në Euro 2016. Ishte zgjedhje e Rashicës që të luaj për Kosovën dhe ne nuk mund të vendosim për të. Vendimi i tij ishte zgjedhje e zemrës, që të luaj për vendlindjen e tij, ishte vendimi më i drejtë. Për atë nuk e mora në Francë”, tha De Biasi në Opinion .

(Kosova Sot)