Tjetër sukses madhështor, Kelmendi e artë në Evropian (Foto) - Sport - Kosova Sot
Tjetėr sukses madhėshtor, Kelmendi e artė nė Evropian (Foto)

Tjetėr sukses madhėshtor, Kelmendi e artė nė Evropian (Foto)

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi ka arritur edhe një sukses të madh në karrierën e saj.

Xhudistja kosovare ka arritur të triumfojë në kampionatin evropian duke zënë vendin e parë.

Pejanja arriti ta mposhtë bindshëm në finale xhudistin ruse, Alesya Kuznetsova.

Kjo finale ishte deri në kategorinë 52 kilogramë.

Këtë sukses Kelmendi e arriti për herë të tretë në karrierën e saj.

Kampionati evropian është mbajtur në kryeqytetin e Polonisë në Varshavë. 

(Kosova Sot)

18 orë e 56 minuta më parë