Mbretëresha e xhudos mban fronin në Evropë

  • 20 April 2017 - 18:11
Mbretëresha e xhudos mban fronin në Evropë

Xhudsitja kosovare, Majlinda Kelmendi, ka fituar për herë të tretë Kampionatin Evropian të xhudos, duke konfirmuar epitetin Mbretëresha e xhudos.

Ajo ka mposhtur në finale të kategorisë deri në 52 kilogramë rusen Alesya Kuznetsova.

Kelmendi fitoi me Ippon.

Kampionia olimpike ka fituar më parë edhe dy herë të tjera titullin e më të mirës në Evropë, në vitet 2016 e 2014, ndërsa në vitin 2013 fitoi medalje të bronztë.

(Kosova Sot)