Refuzohet kërkesa e Barçës, Neymar mungon në “El Clasico”

  • 20 April 2017 - 22:04
Refuzohet kërkesa e Barçës, Neymar mungon në “El Clasico”

Barcelona ka dështuar në ankesën e tyre kundër suspendimit të Neymarit me tre ndeshje, kështu që braziliani do të mungoj në “El Clasicon” e së dieleës kundër udhëheqësve të Real Madridit.

Neymarit iu dha ndëshkimi për sarkazmin e duartrokitjes ndaj zyrtarit të katërt të ndeshjes pasi iu dha kartoni i tij i dytë i verdhë në humbjen 2-0 në Malaga më parë këtë muaj.Shfaqja e sulmuesit brazilian bëri që ai të pezullohet me dy ndeshje shtesë që erdhi si rezultat i kartonit të kuq në La Rosaleda, duke e vendosur atë jashtë përplasjes me Madridin në Santiago Bernabeu këtë fundjavë dhe takimin me Osasunën javën e ardhshme.

Barça argumentoi se nuk mund të provohej se reagimi i Neymarit u drejtua tek zyrtari, por Komiteti i Ankesave të Federatës Mbretërore Spanjolle refuzoi kërkesën e tyre dhe e mbajti sanksionin në fuqi, përcjell Telegrafi.

Por, Barca ende vazhdoj me ankesën e tyre në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport, me qëllim që dënimi i tij të përmbyset.

(Kosova Sot)