Përcaktohen gjysmëfinalet e Ligës së Europës

  • 21 April 2017 - 14:11
Përcaktohen gjysmëfinalet e Ligës së Europës

U hodh sot në Nion të Zvicrës shorti i fazës gjysmëfinale të Ligës së Europës.

Anglezët e Mançester Junajtidit do të kenë një pengesë spanjolle në rrugën e tyre drejt finales së Stokholmit. Të besuarit e Zhoze Murinjos do të ndeshen me Selta Vigon. Takimi i parë do të luhet në Spanjë, ndërsa ai i kthimit në Angli.

Gjysmëfinalja tjetër do të luhet mes Ajaksit dhe Lionit. Sfida e parë do të zhvillohet në Holandë, ndërsa ajo e kthimit në Francë.

Ndeshjet do të luhen në datat 4 dhe 11 maj.

Liga e Europës – Shorti i gjysmëfinaleve

AJAKS – LION

SELTA VIGO – MANÇESTER JUNAJTID

(Kosova Sot)