A ishte i menduar festimi i Messit me heqjen e fanellës pas golit historik të tij kundër Real Madridit (Foto)

  • 24 April 2017 - 20:25
A ishte i menduar festimi i Messit me heqjen e fanellës pas golit historik të tij kundër Real Madridit (Foto)

Një gol historik, meriton një festim historik. Festimi i Lionel Messit pas goli të shënuar në minutën e 92-të ndaj Real Madridit e që ishte i 500 me fanellën e Barcelonës ka bërë shumë bujë. 

Gazeta Sport është munduar ta kap një shpjegim për festimin e tij që me siguri që do të mbahet mend për vitet të tëra.

Gazata e pranon që nuk ka asnjë shpjegim të vërtetë për festimin e tij.

Argjentinasi që pas golit ishte i vetmuar, hoqi fanellën e tij dhe ka mbajtur atë para të gjithëve për ta parë emri i tij që ishte i shtypur në fanellën me numrin 10.

Sipas Sport ky nuk ishte një festim i planifikuar dhe kjo ishte vetëm diçka që ka ndodhur në atë moment.

Festa kishte për qëllim çlirimin e tij nga java e shkuar ku u eliminua dhe festa për golin e 500-të me fanellën e Barcelonës.

Ai mori një karton të verdhë, por që nuk u shqetësua pas goli solli fitoren dhe emrin e tij në histori.

(Kosova Sot)