Osasuna detyrohet të prodhojë fanella të reja për të luajtur kundër Barcelonës

  • 24 April 2017 - 23:02
Osasuna detyrohet të prodhojë fanella të reja për të luajtur kundër Barcelonës

Osasuna do të jetë e detyruar të luajë me një palë fanella tjera me Barcelonën në Camp Nou.

E gjithë kjo pas një kërkesa nga transmetuesi televiziv.

Te besuarit e Petar Vasiljevic do të udhëtojnë në stadiumin e njohur në një kohë të rëndë për klubin ku mbijetesa duket mjaftë larg.

Klubi në faqen e tyre zyrtare ka publikuar fanellat e reja që do të jenë vetëm për këtë ndeshje, pasi që fanellat për ndeshjet vendas janë të kuq e për mysafirë të katërta, që janë të ngjashme me ato të Barcelonës.

Në këtë është slogani ‘#OsasunaNuncaSeRinde’, që i bie se ‘Osasuna nuk dorëzohet kurrë’.

Barcelona, do ta kërkojnë fitoren në këtë ndeshje për të mbetur në hap me Real Madridin në luftë për titull

(Kosova Sot)