Matthaus: Bayern duhet ta transferoj këtë lojtar (Foto)

  • 25 April 2017 - 09:53
Matthaus: Bayern duhet ta transferoj këtë lojtar (Foto)

Lothar Matthaus, legjenda e Gjermanisë, mendon se Bayern Munich duhet ta transferoj yllin e Arsenalit, Alexis Sanchez

"Sanchez është një lojtar i madh, ai do të ishte një nënshkrim i mirë për Bayernin. Sanchez mund të luajë në qendër të mesfushës dhe në krahë ", tha Matthaus për AZ.

Sanchez nuk është i lumtur në Arsenal, dhe gjatë verës mund të gjej një ekip të ri. Përveç Bayern Munichut, kiliani kërkohet edhe nga Chelsea, Juventus, Inter e PSG. 

(Kosova Sot)