El Shaarawy: Meritojmë vendin e dytë, gati për derbi

  • 25 April 2017 - 10:16
El Shaarawy: Meritojmë vendin e dytë, gati për derbi

Sulmuesi i Romës, Stephan El Shaarawy, ka folur për mikrofonat e Roma TV pas fitores ndaj Pescaras.

Italiani ka thënë se ishte një ndeshje e komplikuar, posaçërisht fillimi.

“Ndeshja? Në fillim ishte e komplikuar pastaj pas avantazhit ishim mirë dhe erdhi goli dytë. Ishte një performancë e mirë, meritojmë vendin e dytë”.

“Derbi? Jemi përgatitur mirë pasi është një ndeshje e rëndësishme për vendin e dytë. Ne bëmë atë që trajneri na tha dhe jam i lumtur që kemi bërë mirë edhe në fazën mbrojtëse”, ka thënë El Shaarawy.

Ndeshja e ardhshme e Romës është ndaj Lazios. 

(Kosova Sot)