Godet Guardiola, shpenzon 295 milionë euro për katër yje (Foto)

  • 25 April 2017 - 10:37
Godet Guardiola, shpenzon 295 milionë euro për katër yje (Foto)

Pep Guardiola pritet të jetë shumë aktiv gjatë afatit kalimtar të verës.

Dështimin në Premierligë, Ligën e Kampionëve dhe së fundit në FA Cup kanë bërë që Pep Guardiola të mendoj për një revolucion në skuadër gjatë verës.

Strategu spanjoll, në fund të sezonit, pritet t’i largoj disa lojtarë që janë të panevojshëm për ekipin nga Etihad.

Kurse, Sipas The Sun, ish trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munichut gjatë verës pritet të shpenzoj 295 milion euro për përforcime.

Ai po synon të sjell në Etihad lojtarët si: Alexis Sanchez (Arsenal), Virgil van Dijk (Southampton), Corentin Tolisso (Lyon) dhe Kyle Walker (Tottenham). 

(Kosova Sot)