Isco do të bëhet futbollisti i gjashtë më i paguar te Reali

  • 25 April 2017 - 10:38
Isco do të bëhet futbollisti i gjashtë më i paguar te Reali
Isco pritet të bëhet lojtari i gjashtë më i paguar i Real Madridit.

Kështu së paku ka shkruar sot e përditshmja spanjolle Marca, e cila ka bërë të ditur se spanjollit do t’i rritet rroga vjetore në gjashtë milionë euro.

Mesfushori 25-vjeçar deri më tani ka fituar tre milionë euro ndërsa kontrata e re do të vlejë deri në verën e vitit 2022.

Theksojmë se pagën më të lartë e ka Cristiano Ronaldo, i cili pasohet prej Gareth Balet, Sergio Ramosit, Toni Kroosit, Luka Modricit dhe Karim Benzemas.

(Kosova Sot)