Bologna vëzhgon Memushajn

  • 25 April 2017 - 10:40
Bologna vëzhgon Memushajn

E ardhmja e Ledian Memushaj me shumë mundësi nuk do të jetë në Pescara.

Sipas TuttoMercatoWeb, një vëzhgues i Bolognas ka ndjekur nga afër mesfushorin shqiptar në humbjen ndaj Romës.

Edhe pse Pescara humbi me rezultat 1-4, por Memushaj ishte në mesin e më të mirëve.

The Dolphins janë në vendin e fundit në tabelë në Serie A.

Dhe kjo është një tjetër arsye shtesë që Memushaj të largohet nga Pescara.

(Kosova Sot)