Unitedit mund t’i varfërohet për 20 milionë funte buxheti sezonin e ardhshëm

  • 25 April 2017 - 12:26
Unitedit mund t’i varfërohet për 20 milionë funte buxheti sezonin e ardhshëm
Manchester United do të duhet patjetër të bëj një vend në Ligën e Kampionëve.

Djajtë e Kuq mund të humbasin një prej sponsorëve kryesor për sezonin e ardhshëm.

Sipas kontratës që United ka me “Adidas”, nëse ekipi nuk kualifikohet në sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve, do të humbasë më shumë se 20 milion funte.

United kujtojmë se aktualisht është në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, ku do të takohet me Celta Vigon dhe në rast se në këtë garë triumfon, atëherë automatikisht do të marr pjesë në garën elitare evropiane për klube.

Skuadra e Jose Mourinhos aktualisht gjendet në pozitën e pestë të renditjes tabelore të Ligës Premier. 

(Kosova Sot)