Zyrtare: Kjo është e ardhmja e Giroud

  • 25 April 2017 - 12:41
Zyrtare: Kjo është e ardhmja e Giroud

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka hedhur poshtë cdo spekulim që e bënë Oliver Giroudin një lojtar të Marseille.

Dje ishte raportuar se francezi ka marr një ofertë zyrtare nga klubi i Marseilles, dhe shumë lehtë mund të largohet nga klubi “Topçinj”.

Megjithatë për këtë ka reaguar Wenger i cili thotë se nuk ka dëgjuar ende për këtë ofertë.

“Unë nuk kam pasur qasje me Marseillen. Ne duam që Giroud të qëndroj në skuadër”, ka thënë trajneri.

Skuadra e Arsenali siguroi kualifikimin për në finalen e Kupës FA, ndërsa nesër takohet me Leicester Cityn në kuadër të Premie Ligës.

(Kosova Sot)