Zyrtare: Nuri Sahin vazhdon kontratën me Dortmundin

  • 25 April 2017 - 15:29
Zyrtare: Nuri Sahin vazhdon kontratën me Dortmundin

Borussia Dortmund ka filluar të mendoj për sezonin e ardhshëm.

Skuadra gjermane ka vazhduar kontratën me mesfushorin turk Nuri Sahin.

Ky i fundit do të qëndrojë te verdhezinjtë deri në verën e vitit 2019.

Theksojmë se 28-vjeçari është produkt i akademisë së futbollit të Dortmundit.

Ndryshe, futbollisti ishte i lidhur me një kalim të mundshëm te skuadra turke e Galatasarayt.

(Kosova Sot)