Ancelotti kritikon Riberyn

  • 25 April 2017 - 16:13
Ancelotti kritikon Riberyn

Carlo Ancelotti ka kritikuar haptazi anësorin francez Franck Ribery

Trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti ka thënë se Franck Ribery është gati dhe mund të luaj nga fillimi ndaj Borussia Dortmundit.

Ai po ashtu tregoi se në ndeshjen e fundit ndaj Mainzit e kishte lënë Riberyn qëllimisht jashtë skuadrës, për shkak se nuk po luan mirë në ndeshjet e fundit.

“Ribery është gati dhe mund të luaj të mërkurën. Ndeshjen tjetër e lash jashtë, sepse nuk është duke luajtur mirë”, tha Ancelotti gjatë konferencës për media.

Kujtomë se Bayern dhe Dortmund do të takohen nesër (e mërkurë) në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Gjermanisë. 

(Kosova Sot)