Xavi: Fuqia e Cristiano Ronaldos është pjesë e lojtarit perfekt se si e mendoj unë

  • 25 April 2017 - 20:32
Xavi: Fuqia e Cristiano Ronaldos është pjesë e lojtarit perfekt se si e mendoj unë

Legjenda e Barcelonës, Xavi, ka thënë se futbollisti ideal duhet ta ketë fuqinë e Cristiano Ronaldos.

Në një intervistë për CNN, Xavi, ka lavdëruar Ronaldon duke thënë se është i fortë, lojtar fizik dhe një shembull.

Ai po ashtu ka folur edhe për një yll tjetër të Real Madridit, Gareth Balen, prejt ë cilit do ta merrte shpejtësinë.

Për ta kompletuar lojtarin ideal nga një pjesë e të mirave të tyre do të merrte edhe nga emra si Eden Hazard, Pedro, e Lionel Messi.

Kur vije puna te kontakti i parë (loja me një të prekur) aty gjen vend Sergio Busquets. Xavi e sheh atë si lojtarin më të rëndësishëm të Barcelonës në mesfushë.

Sidoqoftë, nuk kishte të bënte vetëm me pjesët teknike të lojtarëve, pasi David Beckham për sensin e modës, së bashku me Piquen, që po ashtu për stilin e flokëve është ndër më të mirët.

Personaliteti i Javier Mascheranos e përfundon lojtarin perfekt të Xavit. 

(Kosova Sot)