Këto janë katër skuadrat e mëdha që e duan Hysajn

  • 29 April 2017 - 12:40
Këto janë katër skuadrat e mëdha që e duan Hysajn

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj është bërë ndër më të kërkuarit në Evropë.

Reprezentuesi shqiptar ka shkëlqyer me Napolin në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve gjë që ka bërë pas tij të vihen ekipe të mëdha.

Janë katër skuadra të mëdha në Evropë që e duan me çdo kusht transferimin e Hysajt gjatë afatit kalimtar të verës.

Në Itali, djaloshi nga Shkodra kërkohet me ngulm nga Interi e cila thuhet se është edhe skuadra e zemrës për të.

Liverpooli është një tjetër skuadër e madhe që së fundmi është futur në garë për mbrojtësin e djathtë i cili pëlqehet shumë nga Jurgen Klopp.

Ndërkohë në Spanjë, Hysaj është bërë objektiv i Diego Simeones që e dëshiron tek Atletico Madridi.

Kampioni aktual i Gjermanisë, Bayern Munich e vlerëson shumë talentin shqiptar dhe prej kohësh është në ndjekje të tij.

Gjithsesi edhe Napoli e sheh si pjesë kryesore yllin e tyre, dhe vështirë se do ta lë lehtë të largohet atë.

Mediat në Itali kanë raportuar se Napoli në rast se vendos për shitjen e Hysajt do të kërkojë mbi 30 milionë euro.

(Kosova Sot)