Conte dridh Chelsean për Hazardin (Foto)

  • 29 April 2017 - 13:23
Conte dridh Chelsean për Hazardin (Foto)

Antonio Conte nuk mund të sigurojnë se Eden Hazard do të vazhdojë kontratën me Chelsea.

Chelsea mund të mbetet pa yllin e saj, Eden Hazard gjatë verës. Belgu ditë më parë deklaroi se nuk do të ngutet që të vazhdoj kontratën me liderin e Premierligës.

Kurse, Antonio Conte ka thënë se nuk mund të sigurojnë se Eden Hazard do të vazhdojë kontratën me ekipin nga Stemford Bridge.

 "A do të vazhdoj Hazard me Chelsean? Unë mund të jap mendimin tim, por këtë është klubi që ka fjalën e fundit. Unë shpresoj që të vazhdoj këtu, por unë nuk jam një magjistar që ta di të ardhmen’, ka deklaruar Conte.

Hazard kërkohet nga Real Madridit, dhe mos vazhdimi i kontratës me Chelsean ka lënë të kuptohet se ish anëtari i Lilles dëshiron të transferohet në Santiago Bernabeu gjatë verës.

(Kosova Sot)