Klitschko nuk quhet kot “Dr. Grushti i Hekurt”, shikoni nokautet dhe goditjet e tij të çelikta (Video)

  • 29 April 2017 - 14:15
Klitschko nuk quhet kot “Dr. Grushti i Hekurt”, shikoni nokautet dhe goditjet e tij të çelikta (Video)

Wladimir Klitschko po konsiderohet si jofavorit i madh në duelin ndaj Anthony Joshuas që zhvillohet sonte mbrëma (e shtunë) në Wembley të Londrës.

Klitschko në Gjermani dhe Ukrainë konsiderohet si simbol i boksit jo vetëm të këtyre vendeve, por edhe të mbarë botës.

Pas humbjes ndaj Tyson Furryt shumë pikëpyetje janë ngritur për dikur të pamposhturin e kategorisë së rëndë, por dyshimet për ukrainasin janë të padrejta dhe të rrezikshme.

Nuk quhet kot “Dr. Steelhammer” apo që në shqip do të thotë “Dr. Grushti i Hekurt”.

Ai dallohet për goditjen e tij të jashtëzakonshme me të djathtën, me të cilën edhe nokauton kundërshtarët. Për të realizuar një goditjë të tillë, fansat ndoshta presin edhe shumë raunde, por teknika e tij e jashtëzakonshme, lëvizshmëria dhe mençuria në përzgjedhjen e goditjeve dhe mënyrën e mbrojtjes e bëjnë atë kundërshtarin më të vështirë të mundshëm për Anthony Joshuan.

Edhe pse 41 vjeçar, Klitschko beson se ka shumë për të treguar dhe vulën ai mund ta japë qysh në duelin ndaj Joshuas duke dëshmuar pse meriton të gjithë titujt kampion dhe pse është ikona e boksit.

Shikoni më poshtë disa prej momenteve më të mira të Wladimir Klitschkos nga karriera e tij e shkëlqyer. 

(Kosova Sot)