Klubi nga Serie A në "Santiago Bernabeu" për Moratan (Foto)

  • 29 April 2017 - 15:35
Klubi nga Serie A në

Alvaro Moratan do të vëzhgohet nga drejtuesit e Milanit.

Drejtuesit e Milanit do ta vëzhgojnë Alvaro Moratan në ndeshjen mes Real Madridit dhe Atleticos, e cila luhet të martën në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, shkruan TuttoSport.

Sulmuesi i Spanjës në këtë takim pritet të luajë nga minuta e parë pasi Gareth Bale është i lënduar

Milan është i interesuar ta transferoj Moratan gjatë verës, dhe gjatë qëndrimit në Madrid nuk përjashtohet mundësia që të takohen edhe me menaxherin e lojtarit.

Klubi nga San Siro janë të vetëdijshëm se nuk do ta kenë të lehtë ta transferoj sulmuesin e Spanjës, pasi Los Blancos kërkon 80 milion euro për të.

Përveç kësaj, konkurrenca për ta transferuar Moratan është shumë e madhe. Ai kërkohet edhe nga Chelsea, Manchester United, Tottenham, Juventus, Borussia Dortmund dhe disa klube nga Kina.

(Kosova Sot)