Graniti uron Taulantin (Foto)

  • 29 April 2017 - 16:40
Graniti uron Taulantin (Foto)

Graniti ka uruar Taulantin për titullin e fituar me Baselin

Kampionë për të tetin vit radhazi.  Baselit i mjaftoi fitorja 2:1 në fushën e Luzern për të fituar matematikisht titullin gjashtë javë përpara mbylljes së Superligës zvicerane.

20 tituj në total për Baselin, ndërsa feston edhe mesfushori kuqezi, Taulant Xhaka, që ka meritën e tij në vendosjen e yllit të dytë mbi stemën e skuadrës.

Ky ishte titulli i pestë për Taulantin me Baselin, i cili është uruar edhe nga mesfushori arsenalit, Granit Xhaka.

“Urime Baselit për titullin e 20. Urime gjithashtu edhe për vëllain tim për titullin e pestë të fituar. Krenar me ty vëllaçko”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale. 

(Kosova Sot)