Katër “finalet” e mbetura të Realit (Foto)

  • 29 April 2017 - 18:35
Katër “finalet” e mbetura të Realit (Foto)

Real Madridi ka marrë tri pikë me shumë vështirësi në “Santiago Bernabeu”, duke triumfuar me rezultat 2:1 ndaj Valencias.

Real Madridi i Zinedine Zidane ka vazhduar sigurt drejt titullit të La Ligas, pas fitores prej 2:1 ndaj Valencias në “Santiago Bernabeu”.

Për të arritur te titulli, Real Madridit i kanë mbetur edhe katër ndeshje, prej të cilave duhet t’i sigurojë 10 pikë apo tri fitore e një barazim, gjithmonë nëse Barcelona vazhdon t’i fitojë ndeshjet e saj.

Reali ka edhe ndeshjen e mbetur me Celta Vigon, e cila nuk është ende në kalendar. 

(Kosova Sot)