Mustafi ‘detyron’ yllin e Arsenalit ta bëjë Shqiponjën (Foto)

  • 15 May 2017 - 16:56
Mustafi ‘detyron’ yllin e Arsenalit ta bëjë Shqiponjën (Foto)

Mesut Ozil ka bërë Shqiponjën

Ylli shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, ka shtyrë mesfushorin, Mesut Ozil, që ta bëjë Shqiponjën

Foto me Ozilin duke bërë Shqiponjën është postuar nga Mustafi në rrjetet sociale.

“Po pra, ti e di si ta bësh më së miri Mesut Ozil”, ka shkruar Mustafi në Facebook.

Mustafi u transferua nga Valencia te Arsenali verën që lamë pas. Ai deri më tani ka shënuar 2 gola, derisa ka bërë 34 paraqitje në të gjitha garat.

Mustafi e Ozil janë shokë të ngushtë, pasi luajnë së bashku edhe te Kombëtarja e Gjermanisë, të cilët edhe kanë fituar Kupën e Botës.

(Kosova Sot)