Situata e Real Madridit dhe formacioni i mundshëm ndaj Celta Vigos

  • 16 May 2017 - 19:22
Situata e Real Madridit dhe formacioni i mundshëm ndaj Celta Vigos

Real Madridi do ta marrë kreun e tabelës dhe do të bëjë një hap të madh drejt titullit nëse e mposht Celta Vigon të mërkurën mbrëma, në ndeshjen e mbetur sezonale.

Ky takim është dashur të zhvillohej më 5 shkurt, mirëpo u anulua për shkak të dëmtimeve që i kishte bërë stuhia në stadiumin Balaidos.

Duke qenë se Los Blancos ishin shumë të angazhuar dhe Celta ishte pjesë e Europa League, kjo sfidë është dashur të caktohej pikërisht para xhiros së fundit, kur Mbretërit kanë pikë të barabarta me Barcelonën, por kanë dy ndeshje për të zhvilluar (ndaj Celtas dhe ndaj Malagas), derisa Blaugranët kanë vetëm edhe një përballje (Eibarit).

Me pikë të barabarta, titullin e fiton Barcelona, prandaj ekipi i Zinedine Zidane duhet t’i fitojë tri pikët në përballjen e të mërkurës.

Të lënduarit: Gareth Bale dhe Dani Carvajal nuk mund të luajnë, James Rodriguez është në dyshim, derisa pritet kthimi i Pepes.

Të rrezikuarit për suspendim: Cristiano Ronaldo dhe Isco rrezikojnë suspendimin në rast se marrin karton të verdhë ndaj Celtas.

Formacioni i mundshëm i Real Madridit: Navas; Marcelo, Ramos, Varane, Nacho; Modric, Casemiro, Isco; Ronaldo, Lucas Vazquez, Benzema.