Konfirmohet trajneri i ri i Argjentinës, lajm i mirë për Messin (Foto)

  • 19 May 2017 - 15:29
Konfirmohet trajneri i ri i Argjentinës, lajm i mirë për Messin (Foto)

Trajneri i Sevillas, Jorge Sampaoli do të jetë përzgjedhës i ri i Argjentinës

Trajneri argjentinas, Jorge Sampaoli e ka konfirmuar se pasi të përfundojë ky edicion do të marrë drejtimin e Kombëtares së Argjentinës.

Lajmin e ka konfirmuar vet Sampaoli, i cili tha se po largohet nga Sevilla për të marrë drejtimin e Kombëtares së vendit të tij.

“Nuk po largohem nga Sevilla për një tjetër skuadër. Po shkoj për vendin tim. Është një ndryshim që e kam bërë me zemër për vendin tim”, tha Sampaoli gjatë konferencës për media.

Ky lajm është shumë i mirë edhe për Leo Messin, pasi tashmë ka një trajner të dëshmuar dhe ka mundësi të fitojë Kupën e Botës.

Kujtojmë se pikërisht ky trajner, dy herë kishte shuar ëndrrën e Messit për ta fituar Kupën e Amerikës, pasi e kishte mposhtur në finale me Kilin. 

 

(Kosova Sot)