Komisioni Disiplinor gjobit Feronikelin

  • 19 May 2017 - 16:33
Komisioni Disiplinor gjobit Feronikelin
Feronikeli është dënuar prej Komisionit Disiplinor të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Skuadra drenicase është dënuar shkaku i hedhjeve të gjësendeve në fushë prej anës së shikuesve në takimin mes Feronikelit dhe Prishtinës.

Njoftimi i ueb-faqes së federatës:

KF “ FERONIKELI “ nga Drenasi në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e Komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXXI-të të VALASUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERONIKELI – PRISHTINA e zhvilluar me datë 14.05.2017 në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas (ku pas ndeshjes pati hudhje të gjasendëve në fushë nga ana e spektatorëve në drejtim të lojtarëve dhe pankinës mysafire, me çrast edhe goditet lojtari Agon Xhaka i klubit të fgutbollit “ Prishtina “ nga Prishtina – raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese nga ndeshja e zhvilluar në Drenas)

“Me të holla në shumë prej 900 euro (nëntëqind) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1. Afati pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës respektivisht nga data e pranimit të tij ( Rregullorja Disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).


(Kosova Sot)