“Jam rritur shumë te Juventusi fal trajnerit” - Sport - Kosova Sot
“Jam rritur shumė te Juventusi fal trajnerit”

“Jam rritur shumė te Juventusi fal trajnerit”

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, ka thënë se Massimiliano Allegri i ka ndihmuar të rritet.  

Boshnjaku është bashkuar me Bianconerët nga Roma verën e kaluar dhe është afër të fitojë tre trofe.

“Juve, Roma dhe Napoli janë tre skuadra shumë të forta dhe kanë pasur një sezon të madh”.

“Kampionati nuk është mbyllur dhe ne duam ta mbyllim që të dielën kundër Crotones. Nëse Juventusi ka pasur sezon të tillë është sepse ne kemi punuar shumë”.

“Këtë vit Juventui është kthyer, siç ka thënë trajneri një skuadër vrasësish jemi kthyer në makineri lufte” .

“Allegri më ka ndihmuar të rritem, trajneri ka qenë shumë i rëndësishëm për mua këtë vit dhe sikurse çdo lojtarë më ka ndihmuar edhe mua shumë”

“Kam mësuar shumë falë grupit, trajnerit dhe stafit”, ka thënë Pjanic.

(Kosova Sot) 

9 orë e 58 minuta më parë