Gjiganti evropian e kërkon me ngulm Rashicën

  • 22 May 2017 - 12:54
Gjiganti evropian e kërkon me ngulm Rashicën
Milot Rashica e ka përfunduar stinorin e tij me Vitessen në elitën e futbollit holandez.

Por duket se kosovari do të largohet nga skuadra verdh e zi pasi pas tij është vënë gjiganti holandez, PSV Eindhoven.

PSV e kërkon me ngulm Rashicën, ndërsa kanë njoftuar se nëse dështon transferimi i tij atëherë do të kërkohet transferimi i Sam Larson nga Heerenveen.

Rashica ka zhvilluar 33 ndeshje këtë edicion në Eredivisie ku ka shënuar dy gola të bukur dhe ka dhuruar 12 asistime për bashkëlojtarët e tij.

20-vjeçari vlerësohet rreth tetë milionë euro dhe duket se PSV është e gatshme të bëjë këtë pagesë për ta pasur në radhët e veta reprezentuesin kosovar.

Për sulmuesin anësor interesim ka shprehur edhe gjiganti italian Napoli.

Ndërkohë në Holandë, Rashica është në orbitën e nën kampionit Ajax Amsterdam.

(Kosova Sot)