Sturridge: Dua të luaj më shumë, vendos klubi për të ardhmen

  • 22 May 2017 - 14:22
Sturridge: Dua të luaj më shumë, vendos klubi për të ardhmen
Sulmuesi i Liverpoolit, Daniel Sturridge, ka folur pas fitore ndaj Middlesbrough, tre pikësh që dërgoi Reds në Ligën e Kampionëve.

Anglezi nuk ka definuar ende të ardhmen e tij, por me shumë mundësi do të largohet nga skuadra e drejtuar nga Jugren Klopp.

“Më pëlqen të luaj më shumë, por i jam mirënjohës klubit dhe trajnerit që ishin vërtetë të mirë me mua”.

“E ardhmja? Do të vendos klubi, jam duke shijuar futbollin tim. Puna ime është të futem në fushë dhe të bëjë më të mirën”, ka thënë Sturridge.

Për sulmuesin kanë shfaqur interesim shumë skuadra nga Liga Premier. 

(Kosova Sot)