Isco zbulon të ardhmen

  • 22 May 2017 - 14:51
 Isco zbulon të ardhmen

Isco nuk dëshiron të largohet nga Real Madrid, pavarësisht nëse luan apo jo në finale të Ligës së Kampionëve

Mesfushori spanjoll, Isco, është i vendosur – ai dëshiron të qëndrojë edhe më tej në “Santiago Bernabeu”.

Spanjolli ka qenë në qendër vëmendjes gjatë gjithë sezonit, ku ka pasur spekulime se mund të largohet gjatë verës.

Por, paraqitjet në ndeshjet e fundit dhe besimi që i ka dhënë Zinedine Zidane, kanë shtyrë spanjollin të qëndrojë në Madrid.

“Nuk ka rëndësi nëse do të luajë në Cardiff apo jo. Unë do të qëndrojë edhe më tej te Real Madridi”, deklaroi Isco.

“Askush nuk e di të ardhmen, por unë jam i lumtur te Reali. Tifozët nuk kanë pse të bëhen merak”, shtoi mesfushori spanjoll. 

(Kosova Sot)