Zyrtare: Zvicra fton Hadergjonajn (Foto)

  • 22 May 2017 - 17:12
Zyrtare: Zvicra fton Hadergjonajn (Foto)

Mesfushori kosovar, Florent Hadegjeonaj edhe zyrtarisht ka tradhtuar përfaqësueses e Kosovës në futboll.

Trajneri i kombëtares së Zvicrës, Vladimir Petkovic ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen e 1 qershorit kundër Bjellorusi (miqësore) dhe më 9 qershor kundër Ishujve Faroe, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës.

Përveç Hadergjonajt i cili ka pranuar ftesën, në këtë listë janë Admir Mehmedi, Xherdan Shaqiri dhe Valon Behrami, ndërsa emri i mesfushorit kosovar Granit Xhaka mungon për shkak se është i angazhuar në finalen e FA Kupës kundër Chelseat.

(Kosova Sot)