Formacioni i dështakëve të Evropës, aty edhe një shqiptar (Foto)

  • 22 May 2017 - 17:17
Formacioni i dështakëve të Evropës, aty edhe një shqiptar (Foto)

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi është përfshirë në formacionin e dështakëve të këtij edicioni

E përditshmja spanjolle AS ka përzgjedhur formacionin e dështakëvë të këtij edicioni, ku bënë pjesë edhe qendërmbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi.

Ai ka luajtur vazhdimisht për Arsenalin këtë sezon, duke përfunduar në vendin e pestë në Premierligë, për të mbetur kështu jashtë Ligës së Kampionëve, për herë të parë në 19 vite.

Pjesë e këtij formacioni është edhe lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit, Paul Pogba, i cili verën e kaluar u transferua nga Juventus në Manchester Uited.

Po ashtu në këtë formacion janë edhe emra tjerë të mëdhenj si portieri Claudio Bravo, Renato Sanches, Jesse apo Gabigol. 

Formacioni: Bravo, Aurier, Stones, Mustafi, Digne, Pogba, Sanches, Krychowiak, Gaitan, Jesse dhe Gabigol.

(Kosova Sot)