Isco konfirmon qëndrimin te Reali

  • 22 May 2017 - 17:19
Isco konfirmon qëndrimin te Reali

 

Isco ka konfirmuar se do të qëndrojë në Bernabeu pasi titulli i La Ligës u bë një ëndërr e realizuar.
25-vjeçari spanjoll ka qenë shumë i dobishëm në ndeshjet e fundit pasi fitoi disa ndeshje i vetëm dhe siguroi gjithashtu ndihmën për golin e hershëm të Cristiano Ronaldos ndaj klubin të tij të vjetër, Malagas, në ndeshjen vendimtare të së dielës.

Megjithatë, thashethemet për një largim të tij nga Bernabeu nuk janë ndalur asnjëherë, duke e lidhur Iscon me shumë skuadra, por spanjolli ka bërë të ditur se nuk do të largohet pasi do të qëndroj te Reali.

“Mos u shqetësoni tifozë të Real Madridit, unë do të qëndroj”, u ka thënë Isco gazetarëve në mes të festimeve pas fitimit të titullit kampion këtë sezon.

“Po, ishte e vështirë për një kohë, por unë kam mbetur i fortë psikologjikisht dhe kam marrë mbështetjen e të gjithëve”.

“Ka ardhur koha, por është një ëndërr e realizuar që kam fituar titullin këtu, me familjen dhe miqtë e mi në qytetin tim”.

“Unë do të jem përgjithmonë mirënjohës për dashurinë që më kanë treguar. Është një moment shumë i ëmbël dhe duhet të kënaqeni me të. Ne kemi treguar se kemi qenë në gjendje të përdorim të gjithë skuadrën”, përfundoi spanjolli.

(Kosova Sot)