Formacioni i Ajaxit dhe Unitedit për finalen e Europa Leagues

  • 23 May 2017 - 19:18
Formacioni i Ajaxit dhe Unitedit për finalen e Europa Leagues

Ajax dhe Manchester United do të takohen nesër në finalen e madhe të Europa League

Dy skuadrat e mëdha evropiane, Ajax dhe Manchester United nesër do të zhvillojnë ndeshjen e tyre më të rëndësishme këtë edicion.

Të dy këto skuadra do të luajnë në finale të Europa Leagues, ku përveç titullit, do të siguronin direkt edhe kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Jose Mourinho do të luaj me formacionin më të mirë, pasi nuk dëshiron të humb edhe biletën e fundit për Ligën e Kampionëve, ashtu sikurse edhe Ajax.

Ndeshja finale do të zhvillohet nesër (e mërkurë) nga ora 20:45 në Stokholm.

Formacionet e mundshme sipas Goal:

Ajax: Onana; Veltman, Sanchez, De Ligt, Riedewald; Klaassen, Schone, Ziyech; Traore, Dolberg, Younes

United: Romero; Valencia, Smalling, Blind, Darmian; Fellaini, Herrera, Pogba; Lingard, Rashford, Mkhitaryan

(Kosova Sot)