Shpalosën flamurin shqiptar, Federata i dënon (Foto)

  • 23 May 2017 - 20:14
Shpalosën flamurin shqiptar, Federata i dënon (Foto)

Klubi shqiptar Otrant Olimpik, që militon në futbollin malazez ka marrë një dënimi absurd nga Federata e këtij shteti.

Për shkak të shpalosjes së një flamuri shqiptar në shkallët e stadiumit, gjatë ndeshjes kundër Ibrit, ata pritet të dënohen keq.

Federata malazeze ka nisur menjëherë procedurat disiplinore kundër ekipit shqiptar, me shkakun “organizim i dobët” i ndeshjes, nga ku mësohet se klubi nga Ulqini është dënuar më një gjobë prej 500 euro.

Otranti njihet mirë nga skuadrat e Kosovës, të cilat zhvillojnë miqësore me të gjatë përgatitjeve në Ulqin.

Po ashtu, Otranti është edhe pjesëmarrës i turneut “Kupa e Pavarësisë” që zhvillohet çdo vit në Shqipëri.

(Kosova Sot)