Zyrtare: Real Madrid përforcohet me një superlojtar (Foto)

  • 23 May 2017 - 20:51
Zyrtare: Real Madrid përforcohet me një superlojtar (Foto)

Vinicius Junior është futbollist i ri i kampioneve të Evropës dhe Botës, Real Madrid.

Real Madrid edhe zyrtarisht ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me skuadrën braziliane, Flamendo për transferimin e sulmuesit 16 vjeçar, Vinicius Junior.

Skuadra spanjolle njofton se Vinicius do të qëndrojë në Brazil deri në korrik të vitit 2019, kur edhe do të ketë kaluar të 18-ta.

“Real Madrid dhe Flamengo kanë arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit Vinicius Junior nga korriku 2018. Ai do të qëndroj në skuadrën aktuale deri në korrik të vitit 2019, por ai mund të luaj për Realin para kësaj date, nëse të dyja palët merren vesh”, thuhet në njoftimin zyrtar të Realit.

Kujtojmë se 16 vjeçari i ka kushtuar Real Madridit hiç më pak se 45 milionë euro. 

(Kosova Sot)