Lojtarët e Realit e fyen, shikoni si përgjigjet Pique

  • 23 May 2017 - 21:39
Lojtarët e Realit e fyen, shikoni si përgjigjet Pique

Gerard Pique ka thënë se askush nuk ka nevojë t’i kërkojë falje, për fyerjen që i bënë lojtarët e Realit në festën e titullit të La Ligas

Isco dhe Dani Carvajal së bashku me tifozët e Real Madridit e kanë fyer Gerard Piquen, gjatë kohës që ishin duke festuar titullin e La Ligas në sheshin Cibeles.

Ata së bashku këndonin: “Pique dështak, përshëndete kampionin”.

Për këto fyerje, Pique nuk mendon se duhet t’i kërkojë dikush falje, pasi ata në ato momente kanë qenë të lumtur dhe duke festuar.

“Nuk ka nevojë askush nga Reali të më kërkojë falje. Është normale të ndodhin gjëra të tilla. Ata ishin të lumtur”, tha Pique para mediave spanjolle.

Pique që një kohë të gjatë është në luftë me Realin, ku shpesh herë me anë të statuseve në Twitter është tallur me Realin dhe e ka akuzuar se po ndihmohet nga gjyqtarët.

(Kosova Sot)