Besiktasi me ofertë serioze për Cikalleshin

  • 23 May 2017 - 22:08
Besiktasi me ofertë serioze për Cikalleshin

Klubi turk, Besiktas, është në kërkim të sulmuesit shqiptar, Sokol Cikalleshi.

Futbollisti i kombëtares shqiptare po ndiqet me interes nga klubi turk që po interesohet seriozisht të bëjnë të vetin sulmuesin kavajas, njofton SS.

Skuadra, e cila ka në pronësi Cikalleshin, Istanbul Basaksehir, ka për momentin në huazim nga Besiktasi sulmuesin Pekmetek dhe dëshiron ta blejë përfundimisht, ndërsa Cikalleshi pëlqehet nga Besiktas dhe kjo marrëveshje mund të bëhet e mundshme shumë shpejt.

Ky shkëmbim i dy lojtarëve pritet të bëhet, pasi është dëshira e të dy klubeve që kjo marrëveshje të arrihet.

Nëse kjo marrëveshje bëhet e mundur, Cikalleshi mund të përfitojë rreth një milion dollarë në sezon dhe pritet të ketë një kontratë katërvjeçare me skuadrën e cila sapo është shpallur kampione e Turqisë.

(Kosova Sot)