Ish-trajneri i Interit gjen skuadër të re

  • 24 May 2017 - 10:26
Ish-trajneri i Interit gjen skuadër të re

Stefano Pioli është pajtuar që ta zëvendësojë Paulo Sousa si trajner i Fiorentinës dhe do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare, raportojnë mediat italiane.

51-vjeçari u shkarkua nga Interi në fillim të këtij muaji, pasi që e kishte zëvendësuar Frank de Boerin e shkarkuar në fillim të këtij sezoni.

Ish-trajneri i Lacios i ka kaluar gjashtë vjet me Fiorentinën si lojtar, ndërsa sot Gazzetta dello Sport raporton se Pioli është pajtuar për një kontratë dyvjeçare me Fiorentinën.

Raportohet se klubi i Violas është i mahnitur me aftësitë e Piolit për të punuar me të rinjtë, dhe pret që ai të ndihmojë në zhvillimin e të rinjve si Federico Chiesa.

(Kosova Sot)