Sulmuesi i Mançesterit, ishte shok i ngushtë i të riut që kishte rekrutuar qindra të rinj në ISIS (Foto)

  • 24 May 2017 - 11:28
Sulmuesi i Mançesterit, ishte shok i ngushtë i të riut që kishte rekrutuar qindra të rinj në ISIS (Foto)
Sulmuesi në “Manchester Arena” i identifikuar si Salman Abedi, dyshohet të ketë pasur lidhje të ngushta me rekrutuesin e të rinjve nga ky qytet në organizatën terroriste Shteti Islamik.

Një grup prej 30 policëve kanë bastisur shtëpinë e kamikazit në Fallowfield, ku policia ka gjetur një libër me titullin “Know Your Chemicals”.

 

Organet sigurisë kishin informacione për 22-vjeçarin, i cili sipas tyre nuk përbënte rrezik.

 

Por e përditshmja angleze Mirror, raporton se hetimet kanë quar drejt një lidhje me Raphael Hostey ndryshe i njohur si Abu Qaqa al-Britani.

Abedi besohet të ketë qenë mik i familjes së Hostey, i cili kishte rekrutuar qindra të rinj nga Britania që të luftoj përkrah ISIS-it në Siri.

 

Ky militant ishte neutralizuar gjatë një sulmi me dron gjatë majit të vitit të kaluar.

 

Fqinjët e Abedi kanë pranuar para medieve angleze se sjelljet e tij ishin të çuditshme kohëve të fundit, i cili njëherit ishte adhurues i klubit Manchester United.

Ai kishte filluar studimet në Universitetin e Salfordit në vitin 2014 por një vit më vonë kishte hequr dorë, pasi vendosi ta rrit mjekrën dhe të shoqërohet me radikalë nëpër rrugët e qytetit ku është rritur. 

(Kosova Sot)