Kampioni i ri mbyll sezonin me humbje në shtëpi

  • 28 May 2017 - 19:09
Kampioni i ri mbyll sezonin me humbje në shtëpi

Kampioni i ri i Superligës së Kosovës në futboll Trepça ’89 ka pësuar në xhiron e fundit në shtëpi.

89-shi u mposht 0 me 3 nga ish-kampioni Feronikeli.

Trepça ’89 që ngre trofeun e më të mirit mbyll sezonin me 77 pikë, pesë më shumë se ndjekësi i parë Prishtina. Ekipi mitrovicas është klubi i parë kosovar që merr pjesë në garat kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

(Kosova Sot)