United dëshiron dy yjet e Bayernit

  • 29 May 2017 - 13:18
United dëshiron dy yjet e Bayernit

Manchester United duket se do të jetë tejet aktive në afatin kalimtar të verës.

Pasi triumfuan në finalen e Ligës së Evropës, ‘Djajtë e Kuq’ janë rikthyer në Ligën e Kampionëve ku synojnë të tregohen protagonist.

Trajneri portugez i Unitedit, Jose Mourinho po synon të përforcojë skuadrën me emra cilësorë.

Në listën e dëshirave janë edhe dy futbollistët e padëshiruar te Bayern Munichu, Douglas Costa dhe Renato Sanches.

Sipas medieve gjermane, United është e gatshme të dalë me një ofertë zyrtare në drejtim të Bayernit për dy yjet.

‘Djajtë e Kuq’, pritet të ofrojnë rreth 60 milionë euro për transferimin e Costas dhe Sanchesit në ‘Old Traford’.

Bayern ka konfirmuar se dy lojtarët do të largohen nga ekipi, por mbetet të shihet nëse do të kënaqen me ofertën e Unitedit apo do të shikojnë ofertat e skuadrave tjera.

(Kosova Sot)